Pamje dramatike në Greqi: Përmbytjet nga moti i egërt mobilizojnë ushtrinë (video)

Stuhi të mëdha goditën Greqinë veriore, me më të keqen me Thassos, Halkidiki dhe Kavala, destinacione të njohura mes turistëve.

Në disa vende u shpall një gjendje e jashtëzakonshme, dhe sipas mediave greke, një numër i madh rrugësh në të gjithë vendin u dëmtuan. Në Thassos mbërritn dhe dy ministra, ai i Mbrojtjes Nikos Panagiotopolos dhe i Brendshëm Theodoros Karaoglu, me qëllim për të siguruar mbështetje dhe ndihmë për qytetarët, por edhe për të prezantuar një plan për mbrojtjen e  Thassosit nga përmbytjet e reja.

Ndërkohë, nga i njëjti mot pritet të goditet Selaniku, për të lëvozur më pas në pjesën lindore të Peloponezit, Kretës, e zonave të tjera. /tesheshi.com/