Ambasada Amerikane vlerëson daljen e qytetarëve në zgjedhje

274

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka shkruar në twitter pas mbylljes së vendvotimeve në Kosovë.

Në reagim thuhet se është inkurajuese kur shihet një numër i madh i qytetarëve që votojnë sot, kur kemi parasysh motin e keq dhe pandeminë.

Gjithashtu, Ambasada Amerikane bëri thirrje që t’i jepet kohë KQZ’së dhe institucioneve të tjera, që të numërohen votat dhe ta bëjnë punën e tyre.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Ambasadës Amerikane në Kosovë:

Inkurajuese për të pare që kaq shumë qytetarë dolën të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tash është e rëndësishme që KQZ’së dhe Institucioneve tjera në Kosovë t’iu japim kohë dhe hapësirë për t’i numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre.Kujtojmë se KQZ’ja pak më parë ka konfirmuar se mbi 46 për qind e votuesve kanë dalë në zgjedhje.