Po rikthehej në burg, ekzekutohet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Romë, në zonën e quajtur Tufello.

Sipas mediave italiane, referuar edhe burimeve të policisë viktima ka qenë person me precedent penal dhe në momentin që ai është qëlluar ka qenë duke u rikthyer në burg pasi kishte dalë me leje, shkruan “Leggo”.

Ai është ekzekutuar me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks.

Ndërsa në momentin e vrasjes. sapo kishte dalë nga banesa për t’u rikthyer në burgun Rebibbia.

Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë vëllai i tij 20-vjeçar, ndërsa u njoftua policia dhe ambulanca, por nuk kanë mundur të shpëtojnë shqiptarin, i cili vdiq menjëherë.

Viktima, ende i paidentifikuar po vuante dënimin e fundit, pasi kishte bërë shumë vite burg.

Autoritetet po hetojnë për lëvizjet e tij të fundit dhe kontaktet që kishte pasur.

Por dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas konflikteve mes klaneve për dominimin e territorit të shitjeve të lëndëve narkotike.

Hetimet kanë treguar se San Basilio dhe Tufello janë zona ku dominon shitja e drogës./dita