Ambasadat e Quint-it reagojnë ndaj rregullores së fundit të BQK-së

Ambasadat e vendeve të Quint-it e kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës më 28 janar 2024.

Ambasadat kanë theksuar se rregullorja do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa/ndihma financiare nga Serbia.