Video tronditëse/ Si u masakrua shqiptari në sy të gardianëve në burgun famëkeq grek

Një video tronditëse me skena dhune është publikuar nga mediat greke nga brenda burgut famëkeq të Greqisë, Korydhalo, ku mbeti i vrarë një shqiptar.

Në video shihet dhuna midis të burgosurve në korridoret e burgut, e regjistruar më 14 janar të këtij viti, ku humbi jetën shqiptari Albert Bako, 37 vjeç.

Në video, shihet viktima që ecën nëpër korridor dhe sulmohet nga dy të burgosur të tjerë.

Oficerët e burgut nuk mund të bëjnë asgjë për të parandaluar goditjet. Në fund të videos së dytë 0:37, viktima është në një barelë dhe transferohet në spitalin e burgut.

Gazeta greke “TaNea”, videoja nxjerr në pah kaosin në burgun qendror grek që qeveria përpiqet ta mohojë, me një situatë që i ngjan Kolumbisë apo Meksikës.

Gazeta shkruan se gjatë muajve të fundit, në këtë burg janë regjistruar 10 përleshje të përgjakshme, 26 vdekjeje të të burgosurve, disa prej të cilëve shqiptarë dhe dhjetëra lëndime.

Gazeta i ka kushtuar një analizë të plotë në numrin e sotëm të kësaj çështjeje, ku përmendet “mafia shqiptare në burgje” dhe “Kush është shqiptari i fortë që vrau më 14 janar?”.

https://youtu.be/XiyH2YtbBxw