Ambasadori Abbott në Kuvend, flet për liberalizimin e vizave me dyer të mbyllura me deputetët

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Kryetari i Komisionit Haki Abazi, tha se me ambasadorin do të diskutohet për liberalizimi e vizave dhe për rolin që Mbretëria e Bashkuar mund luajë dhe si mund të ndikojë te ato vende që se kanë njohur pavarësinë.

Pas këtij fjalimi takimi ka vazhduar me dyer të mbyllura, pa praninë e medieve.

Ndryshe duke filluar nga ora 14:00 pritet që deputetët të mblidhen në Kuvend, për të zhvilluar seancën plenare e cila është vazhdim i seancës së nisur javën e kaluar.

Për shkak të mungesës së kuorumit, dy seancat e fundit u thirrën nga vetë kryeparlamentari Glauk Konjufca.