Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në orën 20:02 është gjetur një burrë i vdekur në Mitrovicë.

“Mitrovicë, 22.11.2020 – 20:03. Raportohet se është gjetur pa shenja jete i ndjeri mashkull kosovar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në obduksion.