Ambasadori amerikan në zyrat e Vetëvendosjes, takohet me Albin Kurtin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett mëngjesin e së martës ka vizituar Albin Kurtin.

Kosnett pas takimit nuk është deklaruar për medie.

Vizita e tij ndodh pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ku Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve.

Kosnett pas zgjedhjeve kishte përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike duke thënë se Amerika qëndron krah Kosovës.