Ambasadori amerikan shkon në Kuvend sapo dëgjon për shpërbërjen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, po gjendet për momentin në Kuvendin e Kosovës ku po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ky takim erdhi menjëherë pasi ky i fundit thirri mbledhjen e Kryesisë për të caktuar ditën kur do të shpërbëhet Kuvendi.

Deri tani nuk dihet nëse vizita ka qëllim tjetër, mirëpo Kosnett është duke qëndruar për gati një orë në zyrën e Veselit.

Sidoqoftë, mbledhja e kryesisë do të mbahet të hënën dhe pritet të caktohet menjëherë seanca për shpërbërje të Kuvendit.

Ndryshe, vlen të theksohet se thirrja e seancës për ta shpërbërë Kuvendin nuk u bë më herët, ani pse dorëheqja e kryeministri ka gati 2 javë. Besohet se kjo ka ndodhur pasi ka pasur një dakordancë nga partitë që të pritet 3 gushti, datë që shënonte 2 vjet nga konstituimi.