Ambasadori gjerman reagon lidhur me çështjen e noterëve të rinj

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mbrëmë ka thënë se procesi i emërimit të noterëve të rinj duhet të ngrihet deri të vijë në pushtet qeveria e re.

Veseli ka deklaruar se nga dita e dorëheqjes, qeveria duhet të luajë rolin kushtetues të mos marrë vendime.

Këto deklarata të Veselit i ka mirëpritur ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Heldt përmes një postimi në Twitter ka thënë se e mirëpret sqarimin e djeshëm të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke mos nxituar në nominimet e noterëve të rinj.

“Mirëpres sqarimin e djeshëm në televizion të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke mos nxituar në nominimet e noterëve të rinj. Nuk është personale, por politike, dhe ka të bëjë me shqetësimet e ngritura në nivel profesional të noterëve të cilët dëshirojnë që Kosova t’i bashkohet kësaj familje ndërkombëtare”, ka shkruar Heldt.