Mbushet rruga me Coca-Cola në dalje të Prishtinës (video)

Një kamion transportues që barte pijen më të famshme në botë “Coca-Cola” është aksidentuar në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Disa pako me pije janë rrëzuar në rrugë dhe kanë shkaktuar tollovi në këtë pjesë të rrugës.

Pamje të dërguara nga lexues shihen shishe të “Coca-Colës” të thyera në rrugë.

Nuk dihet shkaktari i dëmit derisa punëtorët kanë mbledhur mbeturinat dhe pjesën e shpëtuar.