Ambasadori Hovenier: Kërkesa e Kurtit për nënshkrim është shpërqëndruese

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e detyrueshme për palët, ka përsëritur ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në një paraqitje në “Atlantic Council” e cila transmetohet të premten; teksa kërkesën e rikthyer rishtazi të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që marrëveshja “të nënshkruhet” ai e ka quajtur “shpërqendruese”.

“Mendojmë se është ca shpërqendruese kjo çështja e firmosjes në vend që të të shkohet në zbatim dhe ekzekutim nga të dyja palët; dhe dua të përmend që kjo s’është qëndrim veç i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Jeffrey Hovenier.