Ahmeti: S’ka nevojë për blerje të tepruar

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk ka nevojë për blerje të tepruar dhe se kjo sfidë mund ta kalojë vetëm të bashkuar, ku secili vepron me diciplinë dhe duke menduar për njëri tjetrin.

“E dimë që kapacitetet tona si shtet janë të mangëta por kemi kaluar edhe sfida më të mëdha. Bashkërendim, solidaritet e vigjilencë. Pa panikë”, ka shkruar ai në Facebook.