Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Jemi afër njohjes reciproke të patentshoferëve

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka dhënë një lajm të rëndësishëm në lidhje me njohjen reciproke të patentshoferëve.

Ai përmes një postimi në facebook ka treguar se u takua me drejtorin ministeral në Ministrinë Federale të Transportit.

Tutje Cufaj shtoi se janë afër njohjes reciproke të patentshoferëve.

”Takim Pune me z. Guido Zielke, Drejtorin Ministeral në Ministrinë Federale të Transportit dhe Dixhitalizimit.

Jemi afër njohjes reciproke të Patentshoferëve!”