Moti sot në Shqipëri

Sipas Meteoalb fundjava në Shqipëri do të karakterizohet nga moti i kthjellet dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Ndërkaq sa i përket javës tjetër, sërish pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë shira në të gjithë vendin, më të dendura gjatë ditës së martë.

“Që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të muajit do të ketë ri-kthim të kthjellimeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të ulëta gjatë këtij episodi 3-4 ditor, ku vlerat minimale do të zbresin deri në 8⁰C gradë C ndërsa maksimalet do të luhaten nga 29 apo 30⁰C.

Era do të jetë e fortë gjatë këtyre ditëve duke arritur shpejtësinë deri në 60 km/h duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të lartë deri 6 ballë.”, sqaron Meteoalb.