Ambasadorit Berishaj i hedhen para në një aksion simbolik

Një aksion simbolik ka ndodhur sot ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në Forumi Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Berishaj është gjuajtur me të holla të improvizuara gjatë forumit ekonomik të mbajtur sot në Prishtinë.

Ndërsa, personin që e ka kryer këtë vepër e kanë larguar nga salla.

Sot është mbajtur forumi i parë ekonomik mes Kosovës dhe Kroacisë.

Të pranishëm kanë qenë kryeministri Albin Kurti dhe ministra e zv.ministra të të dyja qeverive.