Vazhdon seanca plenare e Kuvendit, në rend dite disa pika

Kuvendi i Kosovës sot i vazhdon punimet e seancës plenare, në të cilën në rend dite disa pika.

Në njoftimin dërguar mediave, Kuvendi njofton se fillimisht do të do të shtjellohen disa pika të papërfunduara nga seanca e fundit që është mbajtur më 1 korrik.

Pastaj, në rend të ditës janë shqyrtimi i raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 e shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Më tej janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022 si dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Pika të tjera janë edhe votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021 e shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Seanca fillon në orën 13:00.