Vdes një person në aksidentin e sotëm në magjistralen Prishtinë- Ferizaj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 më parë në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh.

Nga ky aksident një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda, transmeton Indeksonline

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha për Indeksonline ka thënë se sipas informacioneve të fundit një person ka vdekur, ndërsa disa të tjerë janë lënduar.

“Nga vendi i ngjarjes janë percjellë për në emergjencë në QKUK në Prishtinë disa persona të lënduar. Policia me njësitet e saj është duke trajtuar rastin sipas procedurave të parapara dhe pas përfundimit të hetimeve do të dihen edhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti. Sipas informacioneve të fundit një person i lënduar në këtë aksident nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve.”, ka deklaruar Hoxha.

Ai apeloi te drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar, meqë rastet e tilla të aksidenteve rrugore shpesh po përfundojnë edhe me fatalitet.