Presheva, komuna me gjysmë milioni euro krijoi 36 biznese të reja

Për herë të parë nē historikun e saj, komuna e Preshevës në krye me Shqipërim Arifin, nga linja buxhetore ndan afër 500 mijë euro për ndërmarrjet e kësaj komune. Deri tani ekzistonte vetëm një linjë e donacioneve që ndihmonte bizneset me shuma të vogla.

Sipas të dhënave të prezentuara ndërmarrësve ju dhanë 54 milionë e 300 mijë dinarē apo afër 500 mijë euro, shumë prej të cilës u formuan 36 biznese të reja.

Në mënyrë direkte nga kjo ndihmë e komunës janë punësuar rreth 150 persona.

“Si asnjëherë më parë në historinë e pushtetit lokal mbështetje për ndërmarrësin e vendit tonë. Ndarja e subvencioneve për zhvillim 100% më e madhe, e drejtë, transparente, dhe gjithë përfshirëse. Shume do rritet sërish që vitin e parë të mandatit të ri të cilin do ta fitojmë bindshëm”, tha kryetari i komunës së Preshëvës Shqipërim Arifi. Nga kjo shumë kanë përfituar edhe 39 biznese ekzistuese në komunën e Preshevës. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Preshevë do të mbahen gjatë ditës së djelë.