Ambasadorja gjermane: Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm

Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Sussanne Schütz ka thënë se Shqipëria ka bërë progres drejt integrimit. Ajo ka folur ndër të tjera për situatën në Shqipëri dhe arritjet në kuadër të progresit.

“Në bazë të këtij raporti, qeveria gjermane dhe parlamenti gjerman do të marrin vendimin e tyre për hapin e ardhshëm të integrimit të Shqipërisë në BE, domethënë hapjen e negociatave të pranimit në BE.

Unë jam e bindur se Shqipëria tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Për shembull, reforma e drejtësisë, e cila dallon edhe në krahasim me progresin e bërë në këtë fushë në vendet fqinje.

Polarizimi i thellë politik dhe bojkoti i institucioneve demokratike dhe i proceseve vendimmarrëse, megjithatë, kanë ngadalësuar ndjeshëm procesin e reformave dhe nuk kanë qenë aspak të dobishme në avancimin e vendit në rrugën e saj të integrimit në BE. Unë jam e sigurt se këto zhvillime janë ndjekur nga afër edhe nga ata aktorë të jashtëm që kanë interes në këtë rajon”, tha ajo./dita/