Dy zjarre brenda një kohe të shkurtër në rrugën “Rrustem Statovci” të Prishtinës (video/foto)

Para pak minutave, në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, kanë ndodhur dy zjarre brenda një kohe të shkurtër.

Siç na informoi lexuesi i Fokusit, i cili na dërgoi një video dhe disa fotografi, zjarret kanë ndodhur në një banesë në katin e pestë (5) të ndërtesës, dhe pak më vonë edhe në katin përdhesë, në zyret e Lidhjes së Kooperativave të Kosovës, e që të dyja janë në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Po ashtu, siç u informuam nga lexuesi, qytetari që banonte në banesë, ka dashur që të kërcej nga lart prej banesës së tij, për shkak se nuk ka mundur të qëndroj nga tymi e flaka, ku në këtë rast është ndaluar nga policia e zjarrfikësit, të cilët me shpejtësi kanë shkuar dhe e kanë fikur zjarrin.

Të dyja zjarret, dyshohet se janë shkaktuar nga energjia elektrike, dhe nuk raportohet për të lënduar, por policia është duke u marrë me rastin. /Fokusi.info/