Amerika ia ndalon hyrjen kryediplomatit iranian, ia pamundëson fjalimin në OKB

SHBA-ja i refuzoi vizën ministrit të Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif për një vizitë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, sipas Zarif.

“Departamenti i Shtetit thuhet se i ka deklaruar OKB-së se nuk ka kohë të lëshojë vizën e Zarifit”, theksoi diplomati i lartë iranian për agjencinë iraniane të lajmeve ISNA.

Ai deklaroi se refuzimi për t’i dhënë vizën ministrit të Jashtëm të një shteti anëtar të OKB-së është shenjë e dështimit politik të qeverisë aktuale amerikane.

“Nuk bëjmë komente për çështjet e vizave, kështu që nuk mund të shtoj më shumë mbi çështjen e vizitës së ministrit të Jashtëm Zarif në SHBA”, deklaroi sekretari i shtetit Mike Pompeo në Uashington.