E moshuara gjendet e pajetë në bregun e detit

Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në breg të detit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërnënas, Libofshë dhe trupi i pajetë është parë nga peshkatarët e zonës.

Në vendngjarje u nis grupi hetimor i cili konstatoi trupin e një gruaje rreth 70 vjeçe ende e paidentifikuar e cila dyshohet se është mbytur në det.

Ndërsa, trupi i saj i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier dhe po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./abcnews.al