Amerikani iu kushton video dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së

Amerikani Benito Mares, mik i madh i shqiptarëve ka realizuar videon “Disa netë” (Some nights) për të nderuar dëshmorët e kombit, të cilët dhanë jetën në luftën për liri, dhe veteranët e vendit të cilët kontribuuan në çlirimin e vendit, shkruan Fokusi.info.

Projekti është punuar me qëllimin që sakrifica e dëshmorëve të kombit të mos harrohet kurrë, duke vazhduar të përkujtohet përgjithmonë.

Benito Mares ka ndihmuar financiarisht më shumë se 20 familje të dëshmorëve për 5 vite, si dhe ka qenë donatori kryesor i ndërtimit të Memorialit Nacional të UÇK-së në Morinë të Skënderajt./Fokusi.info/