Amerikani përballet me dënimin me vdekje pasi ndërtoi shtëpi në det

Forcat detare të Tajlandës e kanë konfiskuar një shtëpi lundruese të një tregtari amerikan të kriptovalutave dhe të dashurës së tij tajlandeze.

Autoritetet tajlandeze ia kanë shpallur të pavlefshme vizën qytetarit amerikan, Chad Elwartowski, dhe e kanë akuzuar atë dhe partneren e saj, Supranee Thepdet, për shkelje të sovranitetit të Tajlandës përmes ngritjes së një kabine mbi sipërfaqen e ujit 14 milje detare nga bregdeti perëndimor i Phuketit.

Policia tha se beson që këta dy persona kanë qenë duke u fshehur në Tajlandë. Çdo shkelje e sovranitetit të Tajlandës dënohet me burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje.

Marina Mbretërore e Tajlandës ka planifikuar ta dërgojë në bregdet objektin e konfiskuar në mënyrë që ta përdorë si dëshmi gjatë gjykimit të personave të arrestuar. Sidoqoftë, ata po përpiqen ta transportojnë atë pa e dëmtuar dhe duke ia ruajtur strukturën origjinale.

“Isha i lirë për një çast, ndoshta personi më i lirë në botë”, kishte shkruar Elwartowski në Facebook më 13 prill, para se shtëpia e tij të rrethohej nga forcat detare.

Qytetari amerikan pretendon se objekti i banimit ndodhej në ujëra ndërkombëtare. Sidoqoftë, autoritetet tajlandeze kanë thënë se ky objekt është në zonën ekonomike ekskluzive dhe paraqet shkelje të sovranitetit të vendit, shkruan “Independent”.