Amir Rrahmani, fiton çmimin “Fadil Vokrri”

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, e ka fituar çmimin “Fadil Vokrri” nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ky çmim ndahet për suksesin e arritur nga futbollistët me klubet e tyre.

Rrahmani, u shpall kampion me Napolin në Serie A, pas 33 vjetësh.

Kontributi i kapitenit të “Dardanëve” ishte shumë i madh në suksesin e napolitanëve.