Napoli eleminon Interin nga Kupa

Napoli është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë sonte, duke e eliminuar Interin, pavarësisht se barazoi si nikoqir 1 – 1.

Christian Eriksen kaloi Interin në epërsi në minutën e dytë të ndeshjes me një gol sensacional, duke shënuar nën këmbët e portierit direkt nga këndorja.

Po, ai vërtetë ia futi topin nën këmbë portierit nga këndorja për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Mirëpo, katër minuta para përfundimit të pjesës së parë, Dries Mertens realizoi golin e barazimit pas një aksioni të shpejtë dhe pas një asistimi nga Lorenzo Insigne, i cili ishte më meritori për këtë shënim.

Gola të tjerë, pavarësisht rasteve, më nuk pati, kështu që Napoli siguron finalen falë fitores 1-0 në përballjen e parë në “San Siro”.

Në finale, napolitanët do të ndeshen me Juventusin që eleminoi mbrëmë Milanin.