Ana Kabashi: “Në Preshevë nuk lejohej me vendos flamurin e Kosovës me festu”

844
Këngëtarja e njohur kosovare Ana Kabashi, uroi 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke treguar se derisa po performonte mbrëmë në Preshevë, nuk iu lejua ta vendoste flamurin e Kosovës për të festuar, njofton Klan Kosova.

“Urime Kosovë ??…mbrëm performova ne Presheve dhe nuk lejohej me vendos flamurin e Kosoves e me festu qysh duhet☹️ andaj te uroj Kosove qe ne vitet e ardhshme te jesh e bashkume dhe e lir me vendos ku tdush flamurin tend ❤️ Ps: spo du me tingllu politik ky pershkrim po e ndava me juve nje ndjenje qe nuk m’boni mu ndi mir dhe lir”, ka shkruar ajo.