Analisti Ardian Kastrati aderon në Partinë Demokratike të Kosovës

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë ditës tha se do të prezantohen tri aderime të mëdha në PDK.

Madje, siç tha Hoxhaj, këto tri aderime do të jetë befasi të gjithë.

Gazeta Blic, merr vesh se njëri nga personat që pritet të aderojë në PDK, është edhe analisti, Ardian Kastrati.

Gazeta Blic, ka kontaktuar me vetë Kastratin, i cili nuk ka dashur të flas.

Ai është arsyetuar se është në një takim dhe se mund të flas vetëm pas disa orësh.

“Një herë jam në një takim. Nuk mundem të flas tani, por dikur më vonë besoj që mund të bisedojmë”, ka thënë Kastrati

Gazeta do ju mbajë të informuar lidhur me këto tri aderimet që pritet të zyrtarizohen në Partinë Demokratike të Kosovës.