Analisti i njohur serb: Kosova zgjedhje në vjeshtë, Lista Serbe largohet nga institucionet

Analisti i njohur serb: Kosova zgjedhje në vjeshtë, Lista Serbe largohet nga institucionet

Pas situatës dramatike të krijuar mbrëmë në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak, ka folur edhe politologu i njohur serb, Dusan Janjic.

Janjic mendons se kjo situatë, pra pezullimi i reciprocitetit për targa dhe dokumente deri në shtator, do të çojë në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë gjatë vjeshtës.

Sipas analistit serb, Lista Srpska do të largohet nga institucionet e Kosovës muajin e ardhshëm, për të zgjatur dhe zvarritur “riregjistrimin e automjeteve me targa serbe dhe njohjen e dokumenteve personale të Republikës së Serbisë edhe për disa muaj”.

Janjic u shpreh kështu: “Kemi vonesa të vazhdueshme edhe pse zgjidhja dihet. Të gjithë e dinë se zgjidhja përfundimtare është ajo që njihet nga autoritetet ndërkombëtare të transportit, përkatësisht targat RKS dhe SRB. Kur bëhet fjalë për dokumentet personale, të gjithë e dinë se Kurti ka tre vite që ndjek një politikë reciprociteti. “Politika e vonesës dhe reciprocitetit nuk çon në një fund të lumtur dhe të shpejtë.”

“Pres që në shtator Lista Serbe të largohet nga Qeveria e Kosovës dhe të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Lista Serbe tashmë e mbështet qeverinë e tretë të Kosovës, gjithmonë me të njëjtat kërkesa, si formimi i Bashkimit të Komunave Serbe (ZSO) dhe kthimi i “Trepçës”, por asgjë nuk është përmbushur. Nëse Lista Serbe rrëzon Qeverinë e Kosovës, afati i vlefshmërisë së targave dhe dokumenteve personale serbe do të zgjatet”, tha Dusan Janjic.

Qeveria e Kosovës u detyra të shtyjë vendimin për reciprocitet pas takimit që krerët e shtetit patën mbrëmë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier.