Analisti nga Amerika: I sfidoj Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin rreth reciprocitetit 100%, të mos shesin kopalla populliste

Analisti shqiptar nga Amerika, Uk Lushi ka deklaruar se i sfidon Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin të materializojnë reciprocitetin Kosovë-Serbi 100% dhe të mos shesin kopalla populliste, shkruan Fokusi.info.

Lushi ka thënë se le t’ua mundësojnë shqiptarëve në Kosovën Lindore (Luginë) të njëjtat të drejta sikur që i kanë serbët në Republikën e Kosovës. Ose, nëse Serbia nuk e pranon këtë reciprocitet, le të urdhërojnë Osmani dhe Kurti t’ua ulin serbëve të Kosovës të drejtat speciale në nivelin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Postimi i plotë i Lushit:

I sfidoj Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin të materializojnë reciprocitetin Kosovë-Serbi 100% dhe të mos shesin kopalla populliste.

Si?

Shumë thjeshtë: le t’ua mundësojnë shqiptarëve në Kosovën Lindore (Luginë) të njëjtat të drejta sikur që i kanë serbët në Republikën e Kosovës. Ose, nëse Serbia nuk e pranon këtë reciprocitet, le të urdhërojnë Osmani dhe Kurti t’ua ulin serbëve të Kosovës të drejtat speciale në nivelin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Përndryshe mos na shitni pallavra populliste demek patriotike, të cilat këmbë e krye janë popullizëm i gërditshëm dhe për mendje naive.

Urdhëroni bëni vepra! Mjaft me popullizëm!