Në lagjen “Pejton” të Prishtinës vetëm barkat kryejnë punë

Reshjet e shiut që po bien pa ndërprerë në kryeqytet kanë vërshuar disa rrugë, ku aty mund të kalohet veç me barka.

Një qytetar i Prishtinës që jeton në lagjen “Pejton”, ku prej disa kohësh po punohet në rregullim të rrugëve ka shprehur zhgënjyer me ecurinë e punimeve nga Komuna e Prishtinës.

Ai ka ironizuar duke thënë se për kaq kohë edhe në USA e kanë rregulluar ‘Apollo 11’ dhe janë nisë në Hënë para 50 viteve!

Postimi i tij:

Nga Tetori i vitit të kaluar, kur i ka filluar punimet, Komuna e Prishtinës nuk ka arritë me rregullu kanalizimin dhe disa rrugë në Pejton, pra në QENDËR TË QYTETIT! Tash e sa kohë, bëhen gropa, mbushen me disa gurë, vendoset një gyp, dhe zgjatet kjo agoni e pafundme…

Për kaq kohë, në USA e kanë rregullu Apollo 11 dhe janë nisë në Hënë para 50 viteve! Këtu disa rrugë të thjeshta nuk dinë me i rregullu. Mosaftësia me rregullu disa rrugë është treguesi më i mirë i udhëheqësve dhe kapaciteteve të Komunës.

Nga tash e tutje, kismet me barka në Pejton. (foto montazh)