Analisti nga Amerika: Vjosa Osmani është fatkeqësi e LDK’së, Kosovës dhe e shqiptarëve

Analisti nga Amerika, Uk Lushi ka reaguar ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur atë fatkeqësi të LDK’së, Kosovës dhe të shqiptarëve.

Reagimi i Lushit vjen pasi që Vjosa Osmani ka vendosur që të mos thërras seancën për raportimin e presidentit të vendit Hashim Thaçi për takimin që pati në SHBA me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Fokusi.

Tutje, Lushi ka thënë se Vjosa Osmani po pengon përafrimin e vendimmarrëseve dhe politikave të Kosovës.

“Vjosa Osmani me intrigat e saj taktike të politikave ditore, me papërgjegjësinë kundrejt detyrimeve shtetërore dhe indolencën vepruese si shërbëtore e paguar e popullit vazhdon të pengoj përfarimin e vendimarrësve dhe politikanëve të Kosovës. Ajo sot ka shtyer takimin mes kryeminsitrit dhe presidentit të Kosovës.

Vjosa Osmani është fatkeqësi e LDK-së. Vjosa Osmani është fatkeqësi e Kosovës. Vjosa Osmani është fatkeqësi e shqiptarëve. Por jo përgjithmonë”, ka shkruar ai në profilin e tij në FB.