Mijëra emigrantë pushtojnë Spanjën! Momenti kur oficeri shpëton një foshnje në oqean

Spanja po përballet me një valë të madhe emigrantësh që vijnë nga Maroku. Policia tha se ai ishte vetëm një nga një numër i madh fëmijësh dhe foshnjash që ata shpëtuan pasi rojet në anën marokene lejuan 8,000 njerëz të notonin dhe të vraponin përtej kufirit. Kjo vjen mes një përçarje diplomatike pasi doli që Spanja po siguron trajtim spitalor për një udhëheqës rebel të angazhuar në një luftë dhjetëvjeçare me qeverinë marokene, sepse ai është i sëmurë me Covid.

Të dy palët po pranonin haptazi mosmarrëveshjen të Mërkurën, me ministrin e jashtëm të Spanjës që akuzoi Marokun për përdorimin e fëmijëve si pengje në një lojë diplomatike, ndërsa ministri i Marokut për të drejtat e njeriut akuzoi Spanjën për ‘nënvlerësimin’ e aleatit të saj. Ndërkohë Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez mbërriti në Ceuta të Mërkurën për të marrë përgjegjësinë e situatës dhe ‘rivendosur qetësinë’, pasi fluksi i migrantëve u zvogëlua. Zyrtarët thanë se ata tashmë kanë dërguar mbrapa rreth 4,000 migrantë, por paralajmëruan se Ceuta ende po përballet me një ‘krizë humanitare’ për shkak të numrit të njerëzve të rraskapitur dhe të pastrehë që tani flenë në rrugët e saj.

Burimi: dailymail  Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA