Analisti serb: Brenda 18 muajsh amerikanët e kryejnë marrëveshjen Kosovë – Serbi

Gazetari dhe analisti serb, Branislav Krstiq ka folur për gjashtë pikat e Kurtit në Kuvendin e Kosovës, si parakusht për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas tij, ato gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti kanë qenë më shumë mesazh për bashkësinë ndërkombëtare sesa për Serbinë.

“Plani franko- gjerman është i pranueshëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Sa më shpejt që Kosova të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtarë më lehtë është edhe për ne serbët e Kosovës, jemi të mbështetur edhe nga institucione të fuqishme të tjera kur Kosova bëhet pjesë e tyre”, thotë ai.

Krstic thotë se nuk është më me rëndësi që Serbia ta njoh Kosovën.

”Serbia kurrë nuk e pranon që e ka pranuar Pavarësinë e Kosovës. Vuçiq vetë ka hequr dorë nga institucionet paralele – çka kemi paralele, shëndetësinë, arsimin dhe asgjë më tepër dhe një administratë për certifikata. Me Asociacionin, të gjitha institucionet paralele janë në duar të shtetit të Kosovës. Me siguri do të pranohet plani… asgjë më tepër se shfaqja e lojës se kur amerikanët insistojnë për diçka ajo realizohet. Amerikanë nuk duan luftë në Ballkan. S` do të ketë barrikada më në veri sepse Vuçiq po e dëgjon Amerikën dhe koha për Kurtin që t`i kuptojë këshillat e Amerikës. Për 18 muaj do të kryhet marrëveshja”, vlerëson ai në një intervistë në Gazetën Blic.