“Trus aty, qekaq”, përplasje e ashpër mes Pandurit dhe Mehmetajt në emision

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmë mes dy gazetarëve, Lirim Mehmetaj dhe Ermal Pandurit në emisionin Debat Plus.

Në momentin kur udhëheqësi i emisionit, Ermal Panduri i shtroi pyetjen të ftuarit tjetër Zijadin Selës, njërit prej udhëheqësve të Aleancës për Shqiptarët se;

“A e keni tradhtuar ju Albinin?”, gazetari Mehmetaj ndërhyri duke i thënë;

“Mos bon pyetje palidhje bre”.

Kjo e acaroi gazetarin Panduri duke i thënë “Të lutem, mos bën cilësime të pyetje mua…qekaq”, duke shtuar se “kush je ti me m’gjyku”.

“Trus”, i thotë Panduri Mehmetajt, i cili nervozohet pas kësaj fjale.

“Qysh the? Kujdes me fjalorin, hera e parë dhe e fundit që përdor asi lloj fjalësh për mua”, tha Mehmetaj, ndër të tjera.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë: