Angli/ Rekord i rasteve me COVID-19

Në Britani të Madhe është regjistruar rekord i rasteve të reja me COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 58,784 raste të reja, shkruan Euronews, transmeton Fokusi.info.

Po ashtu në të njëjtën ditë janë regjistruar 407 raste të vdekjeve si pasojë e këtij virusi.

Drejtori mjekësor i Shëndetit Publik në Angli, Yvonne Doyle, ka thënë se ngritja e vazhdueshme e rasteve të reja me koronavirus duhet të jetë një paralajmërim i hidhur për të gjithë.