Vasfije Krasniqi denoncon kryetaren e Komisionit për verifikimin e viktimave: As në telefon s’lajmërohet

8E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë njëherit ish-deputete e LVV-së, Vasfije Krasniqi ka reaguar pasi kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusin të Viktimave të Dhunës Seksuale nuk i është përgjigjur në telefon.

Ish-deputetja e LVV-së, Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila është një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës ka shprehur një ankesë për Komisionin e verifikimit të viktimave.

Ajo në profilin e saj në Facebook, ka shpërndarë një faqe të Viber, ku shihet se ka kontaktuar në prill e në gusht Leonora Selmanin, kryetaren e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, por ajo nuk i është përgjigjur në telefon.

E njëjtat madje ia ka lënë vetëm “seen” Krasniqi-Goodman, edhe kur kjo e fundit i ka treguar se kush është, dhe i ka kërkuar t’i lajmërohet në telefon.

“Komisioni per verifikimin te viktimave as ne tel nuk lajmerohen”, ka shkruar ajo, transmeton Gazeta Sinjali.

“Komisioni per verifikimin te viktimave as ne tel nuk lajmerohen”, ka shkruar ajo./Fokusi.info/