Anglia – Gjermania, publikohen formacionet zyrtare

Anglia dhe Gjermania do të përballen në kuadër të “Euro 2020”.

Anglia do të ketë përballë rivalin klasik, Gjermaninë në kuadër të fazës së eliminimit në “Wembley”.

Në fakt, këto dy Kombëtare sa herë që janë përballur ka pasur gola dhe polemika të shumta. Edhe Thomas Muller theksoi se Gjermania e ka të vështirë ta mbajë portën e paprekur duke iu referuar historisë së dueleve të Kombëtareve.

Anglia dhe Gjermania janë përballur plotë 32 herë, ku secila Kombëtare ka na 13 fitore dhe gjashtë herë ndeshjet kanë përfunduar baras.

Sipas mediave angleze, Calvert-Lewin është larguar nga skuadra dhe nuk është ftuar.

Foden rrezikon suspendimin në rast të ndëshkimit tek Anglia, ndërsa tek Gjermania janë, Ginter, Gundogan, Havertz, Kimmich dhe Sane.

Formacionet zyrtare të Kombëtareve:

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Rice, Phillips, Shaw; Saka, Kane, Sterling

Gjermania: Neuer; Ginter, Hummels, Rüdiger; Kimmich, Goretzka, Kroos, Gosens; Havertz, Müller, Werner.