Ronaldo i siguron fitoren Juventusit (video)

Juventus ka marrë tre pikë të rëndësishme në udhëtim te Sampdoria, duke fituar 1:2 në ndeshjen e xhiros së 17-të.

Paulo Dybala në minutën e 19’ kaloi Juventusin në epërsi me një gol tejet të bukur.

Barazimi në 1:1 erdhi në minutën e 35’, kur shënoi Carprari.

Goli i fitores për Juventus erdhi në fund të pjesës së parë.

Ishte Cristiano Ronaldo që bëri një shkëputje të lartë, për të shënuar me kokë një gol të bukur, për tri pikë të reja për Juventusin.

https://streamable.com/b1cib