Anija e shpëtimit “Ocean Viking” shpëton 39 migrantë

0
178

Anija e shpëtimit të migrantëve “Ocean Viking” shpëtoi sot në mëngjes 39 migrantë nga një varkë, rreth 35 milje larg bregdetit verior të Libisë, deklaroi organizata ndërkombëtare joqeveritare “Mjekë pa Kufij” (MFS), që drejton anijen së bashku me “SOS Méditerranée”.

“Pavarësisht erës së fortë dhe valëve të mëdha, të mbijetuarit u shpëtuan. Mes tyre ishin edhe pesë gra”, deklaroi MSF në Twitter./atsh