Anulohet vizita e kryeministrit malazez

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviq, nuk do të vijë sot në Kosovë. Vizita është anuluar për shkak të mjegullës që pamundësoi fluturimin nga Podgorica, raporton Express.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka konfirmuar se është anuluar vizita e Markoviqit.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, është pritur që të arrijë në orën 08:00 të mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mirëpo mjegulla e madhe që ka kapluar vendin ka bërë që të anulohet vizita e tij.

Kjo ishte agjenda e kryeministrit malazez Dusko Markoviq:

08:00 – Arritja në Terminalin VIP të Aeroportit “Adem Jashari”, pritje nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Republikës së Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

08:30 – 08: 40- Pritje me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

08:45 – 09:40- Takimi i dy delegacioneve (Kabineti i Kryeministrit-PAMJE).

09:40 – Konferenca për shtyp.

10:15 –10:45- Pritje e delegacionit nga Mali i Zi te Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

11:00 – Koktej rasti me kompanitë nga vendi që punojnë me vendet e rajonit në objektin e “Exclusive Group”- Zona Industriale, Prishtinë.