Kryetari i Odës Ekonomike: Trusti të mos preket, të rriten pagat

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka kërkuar rritjen e pagave.

Sipas tij, rritja e pagave do të duhej të bëhen minimumi në vlerën e inflacionit në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak krizën.

Ai ka thënë se mirë do të ishte që Trusti të mos prekej dhe të gjenden forma atë tjera që të ndihmohen qytetarët në këtë kohë të krizës.

“E mira kishte me qenë që Trusti të mos preket. E mira kishte me qenë të gjinden forma tjera për t’u ndihmuar nëpërmjet paketave të ndryshme nga Qeveria e vendit”, tha Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online.

Sipas tij, në mungesë të rritjes së pagave, qytetarët po kërkojnë të tërheqin kursimet pensionale.

“Kish me qenë e udhës ngritja e pagave, minimumi në vlerën e inflacionit në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak çështjen e inflacionit”.“Në mungesë të saj qytetarët janë të detyruar ta kërkojnë tërheqje e Trustit, që sa më pak të ndiejnë efektin e inflacionit”, tha tutje ai.