Apeli e dënon me burg Adem Grabovcin

Adem Grabovci, ish-shef i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës është dënuar me një vit e dy muaj burg, njofton Insajderi.

Vendimin për dënimin e Grabovcit, njërit nga figurat me të rëndësishme të Partisë Demokratike një kohë, është marrë në Gjykatën e Apelit.

Vendimi i Apelit kështu, pas aprovimit të pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale, por edhe sipas detyrës zyrtare, e ndryshon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për pikën II dhe III të dispozitivit.