Apostolova: Reformat ekonomike janë kyçe në dialogun me Kosovën

Bedri Hamza, Kordinator Nacional për Hartimin e Programit për Reforma në Ekonomi ka thënë që duhet të bëhen reformat ekonomike të kërkuara nga BE, si rrugëtim drejt integrimit në BE, njofton Klan Kosova.

“Sfidë kryesore është demonstrimi se reformat ekonomike nuk prekin ekonominë e tregut në Kosovë në periudhë afatgjate”.

Hamza ka thënë që si sfidë kryesore është edhe aktivizimi dhe punësimi i të rinjve.

Natalia Apostolova, shefe e zyrës së BE, ka thënë që reformat ekonomike janë kyçe në dialogun me Kosovën.

“Implementimi i reformave të kërkuara nga BE nuk janë vetëm çështje teknike por veprime politike. Këto reforma mundësojnë edhe krijimin e vendeve të punës. Deri tani aktivitetet janë të ulëta në krijimin e vendeve te punës, madje nuk ka mjaftueshëm gra të punësuara”, ka thënë Apostolova.

Behxhet Haliti nga departamenti për Politika Makroekonomike ka thënë që sfidë ekonomike të cilën e ka parashikuar edhe Komisioni Evropian është edhe ekonomia informale.

Pal Lekaj, ministër i infrastrukturës ka thënë që prioritet duhet të jetë punësimi, përmes ekonomive familjare.

“Ne të kemi resurse humane që këto projekte të reformave ekonomike të zbatohen sepse nga përvoja ime kemi ngecje dhe vonesa në implementim të projekteve”.

“ Ne mund të prodhojmë letra, por nëse nuk implementohen këto e kotë është”, ka thënë Lekaj.