Apple ndalon aksesin e programeve të Facebook në iPhone

Apple ka mbyllur aksesin e  Facebook për të shpërndarë aplikacione të brendshme  në iOS, nga njoftimet e hershme të aplikacionit Facebook  në programet bazë si dhe në menu.  

Një person i njohur me situatën tregon për  ‘The Verge’ se versionet e hershme të Facebook, Instagram, Messenger dhe aplikacionet e tjera kanë ndaluar së funksionuari, ashtu si edhe aplikacionet e tjera të punonjësve, si për transportin.

Facebook po e trajton këtë si një problem kritik të brendshëm  thuhet, pasi aplikacionet e prekura thjesht nuk hapen në telefonat e punonjësve të apple.  Mbyllja vjen si përgjigje ndaj lajmeve që Facebook ka përdorur programin e Apple për shpërndarje të brendshme të aplikacioneve për të gjetur klientët adoleshentë me një aplikacion “kërkimor”.

Ky aplikacion VPN, i zbuluar dje nga TechCrunch, u shpërnda jashtë App Store duke përdorur programin e ndërmarrjes Apple, i cili u lejon përdoruesve të përdorin certifikata të veçanta për të instaluar aplikacione më të fuqishme në iPhone. Ato aplikacione duhet vetëm të përdoren nga punonjësit e një kompanie, megjithatë, dhe Facebook kishte shpërndarë aplikacionin e saj të ndjekjes për klientët. Facebook më vonë tha se do të mbyllë aplikacionin.