Aq ishte, Covid-i u “zhduk”?/ “Urgjenca” thirrje qytetarëve: Kujdes, akoma nuk ka mbaruar

Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për të respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19, pavarësisht uljes së numrit të rasteve në muajin e fundit, si të viktimave dhe të infektuarve.

“Pavarësisht uljes së numrit të të infektuarve në vendin tonë, me çeljen e sezonit turistik nuk duhet ulur vigjilenca e gjithsecilit prej nesh për tu mbrojtur nga virusi Covid-19. Edhe pse vendi ynë konsiderohet një vend me incidence te ulët te qarkullimit të virusit të covid 19, përsa kohë ka ende njerëz që infektohen, duhet pasur shumë kujdes.

Covid-19 drejt “zhdukjes” në Shqipëri, vetëm 6 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Ndaj Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19. Ndërsa përsa i përket thirrjeve drejt 127, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1518 thirrje në total, prej të cilave 241 janë thirrje korona, si dhe janë zhvilluar rreth 300 misione në shërbim të qytetarëve.

QKUM u bën apel qytetarëve:

Të vendosin maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë,

Të shmangin grumbullimet,

Të ruajnë distancimin fizik

Të kujdesen për higjenën vetjake dhe

Të vetëizoloheni kur dyshojnë se jeni të prekur nga COVID19.

Bëhuni një shembull për të tjerët duke treguar se si

#TëNdërpresimZinxhirin e transmetimit të #koronavirusit #COVID19” mbyllet mesazhi.