Zyrtarizohet partia e re demokratike në Shqipëri, do të marr pjesë në zgjedhje

Sot është regjistruar partia e re në Shqipëri, e cila është përfolur qe sa ditë. Ajo do të quhet Bindja Demokratike.

“Bindja”, e cila është ideuar për t’u themeluar ditët e fundit, pritet të drejtohet nga një bord me ish-funksionarë të lartë të Partisë Demokratike.

Partia do të ketë bord drejtues të përbërë nga 6 anëtarë, ku koordinatori do të jetë Astrit Patozi.

Bindja Demokratike dorëzon në gjykatë kërkesën për regjistrim. Kryetar i Partisë është Astrit Patozi dhe Partia do të marrë pjesë në zgjedhje.