Serena Williams me lot në sy e ndërpren finalen (video)

Serena Williams është detyruar ta ndërpres finalen në minutën e 19 për shkak të dhimbjeve në kurriz.

Ky duel ishte i vlefshëm për Rogers Cup, i cili po mbahej në Toronto të Kanadasë.

Kjo ishte finalja e 96 në përgjithësi e Williamsit, ndërsa Rogers Cup Serena e kishte fituar më parë tri herë. Titulli i fundit i Serena Williams ishte më 2017.

Fituese e Rogers Cup kësaj radhe u shpall Bianca Andreescu.