Ushtari britanik: Agim Ramadani i printe ushtarëve, nuk i dërgonte ata në vijën e parë të frontit

Ish ushtari britanik i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, Jon Harrison në emsionin “Politiko” në Kanal10 ka rrëfyer momentet e njohjes me heroin e Kosovës, komandantin Agim Ramadani, raporton Gazeta10.

Ai afër tij mbante një kapelë me figurën e ish komandantin e njohur Agim Ramadani si dhe është pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku se si e njohe atë.

“Eshtë një nga njerëzit më inteligjent që kam njohur, isha në Kosharë për përvjetorin e 24-të dhe dikush ma vendosi këtë kapelë në kokën time, për vdekjen e tij ne kemi marrë vesh 24 orë më vonë, u mpimë nga lajmi, ishin emocione të pa besueshme. Si mund të ndodhi kjo? Por ai ishte udhëheqës, ai nuk ishtë një komandant i cili dërgonte ushtarë në vijën e parë ta frontit, ai i printe ushtrisë vet. Kjo është ajo çfarë e bënë dikë komandant”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka treguar se vdekjen e tij nuk e kanë pritur mirë as ushtarët e tjerë, por me këtë vdekje atyre i’u dha një shtysë hakmarrjeje dhe se që të gjithë thonin se “duhet ta bëjëm këtë për Agimin, duhet ta bëjmë këtë për të”, ka treguar ish ushtari anglez i UҪK-së.